Lajmet e fundit

Forma e Regjistrimit

Formular për anëtarësim

Shoqata e Grave e Policisë së Kosovës

Shoqata e Grave e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Divizionin e Trajnimeve të Policisë se Kosovës, me qëllim të fuqizimit të rolit dhe pozitës së gruas në Policinë e Kosovës, sot me datë 27 Gusht 2019 ka filluar trajnimin 4 ditor, qëllimi i të cilit trajnim është përkrahja e grave dhe vajzave të gradës rreshter, të cilat kanë aplikuar për avancim në gradën toger.

Të pranishmeve ju drejtua Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Rashit Qalaj, i cili edhe një herë konfirmoi gatishmërinë për përkrahje në fuqizimin e rolit dhe pozitës së gruas në policinë e Kosovës, gjithnjë duke u mbështetur në kualitete dhe mundësi të barabarta.

Trajnimi i në fjalë  gjithashtu është duke u përkrahur nga INL/Ambasada Amerikane në Prishtinë.