Lajmet e fundit

Forma e Regjistrimit

Formular për anëtarësim

Vizitë në Stacionin Policor, Fushë Kosove

Me datë 11 Shkurt 2019, në Stacionin Policor Fushë Kosovë, u mbajt takim i grave në sektorin e sigurisë. Nikoqirja e këtij takimi Kapiten Vjollca Hoti- Komandant i Stacionit Policor, njoftoi të pranishmet për sfidat, të arriturat dhe rezulatatet e punës.

Kapiten Hoti theksoi përpjekjet, përkushtimin dhe kontributin e PK-së në zbatimin e ligjit, parandalimit dhe zbulimit të krimit, gjithnjë në shërbim të qytetarëve për të promovuar ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë në mbarë vendin, ku dhe bëri prezantimin e raportit vjetor të punës për vitin 2018.

Në këtë takim u shkëmbyen përvojat e tyre profesionale mes të pranishmëve ku mysafirë të këtij takimi ishin, Nënkryetarja e parë e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë znj. Ganimete Musliu, menaxherja e Programit te ICITAP-it, zj. Kimerly Raffe, përfaqësueset e OSBE-së zj. Shpresa Muharremi dhe zj. Shpresa Mulliqi, Kryetarja e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës Major Luljeta Limani, anëtaret e bordit drejtues të ShGPK-së, si dhe eprore e pjesëtare të tjera te PK-së.

Në shenjë falënderimi për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme, ne ketë takim Kapitene Hoti mysafireve të institucioneve tjera iu ndau pllakë me embleme policore, dhe poashtu edhe mysafiret e këtij takimi shprehen falënderim dhe konfirmuan mbështetjen e tyre për këtë organizate te sigurisë.