Lajmet e fundit

Forma e Regjistrimit

Formular për anëtarësim

Parandalimi i Konfliktit të interesit në Policinë e Kosovës

Me datat 15  dhe 16  Janar  2019  në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës , SHGPK mbështetur nga Ambasada Norvegjeze dhe në  koordinim me Divizionit te Trajnimeve është duke e mbajtur trajnimi dy ditore me temën “Parandalimi i Konfliktit të interesit në Policinë e Kosovës”.
Ky trajnim ka për qellim  informimin e zyrtareve të Policisë me Konfliktin e interesit gjatë detyrës zyrtare dhe  për veprimet që duhet ndërmarrë me qëllim identifikimin, parandalimin dhe trajnimin e konfliktit të interesit në rastet kur paraqitet gjatë punës zyrtare.
Trajnimi është i dizajnuar për mbikëqyrës të nivelit të pare, janë duke e ndjekur 24 zyrtarë nga të gjitha Departamentet e Policisë së Kosovës si  nga niveli lokal dhe qendror. Organizimi i këtij trajnimi ka për qellim fuqizimin e integritetit të Policisë së Kosovës përmes parandalimit të këtyre veprimeve negative.