Lajmet e fundit

Forma e Regjistrimit

Formular për anëtarësim

Parandalimi i Konfliktit të Interesit në Policinë e Kosovës

Me datat 17 dhe 18 dhjetor 2018 në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës , SHGPK mbështetur nga Ambasada Norvegjeze dhe ne koordinim me Divizionit te Trajnimeve është duke u mbajtur trajnimi dy ditore me temën Parandalimi i Konfliktit të interesit në Policinë e Kosovës.

Ky trajnim ka për qellim informimin e zyrtareve të Policisë me Konfliktin e interesit gjatë detyrës zyrtare dhe për veprimet që duhet ndërmarrë me qellim identifikimin, parandalimin dhe trajnimin e konfliktit të interesit në rastet kur paraqitet gjatë punës zyrtare.

Trajnimi është i dizajnuar për mbikëqyrës të nivelit të pare, janë duke e ndjekur 23 zyrtarë nga të gjitha Departamentet e Policisë së Kosovës si nga niveli lokal dhe qendror. Organizimi i këtij trajnimi ka për qellim fuqizimin e integritetit të Policisë së Kosovës përmes parandalimit të këtyre veprimeve negative.