Lajmet e fundit

Forma e Regjistrimit

Formular për anëtarësim

Inkurajimi I grave kandidate për të aplikuar/rekrutuar në Policinë e Kosoves

Në vazhden e implementimit të aktiviteteve që dalin nga plani i veprimit të projektit: ‘Përkrahja e grave kandidate potencilale për të aplikuar/rekrutuar në Policinë e Kosoves”, me qellim të prezantimit të storieve të suksesshme të zyrtareve policore , grupi punues dje me date 26.04.2018 ka realizuar dy paraqitje mediale.

Duke qenë se, qëllimi I projektit është inkurajimi i grave/ vajzave kandidate... potenciale për të aplikuar/rekrutuar në Policinë e Kosoves , ne kemi vleresuar se tani ,përderisa konkursi për rekrutimin e zyrtarëve policor është akoma I hapur, është momenti I duhur që përmes paraqitjeve të storieve të suksesshme në media qendrore dhe lokale të përcjell mesazhe sensibilizuese dhe inkurajuese tek target grupi yne!

Prezantimet mediale jane realizuar në Radiotelevizionin e Kosoves – Programi I mëngjesit dhe në Tv Syri Vision-Gjakovë.