Lajmet e fundit

Forma e Regjistrimit

Formular për anëtarësim

BASHKËPUNIMI NDËRINSTITUCIONAL, ROLI I KOMUNITETIT FETAR ME THEKS TË VEÇANTË ROLI I GRUAS NË PARANDALIMIN E EKSTREMIZMIT NË KOSOVË

Më 18.12.2017 Shoqata e Grave në Policinë e Kosovës ,me mbështetjen e OSBE-së mbajti tryezë diskutimi me temën,”Bashkëpunimi ndërinstitucional ,roli i komunitetit fetar me theks të veçantë roli i gruas në parandalimin e ekstremizmit në Kosovë”.

Në tryezën e cekur pjesmarrës ishin :
-Ambasadori i Norvegjez në Kosovë Z.Per Strand Sjaastad
-Zyrtarë nga OSBE
-Përfaqësues nga Qeveria e Republikës së Kosovës
-Përfaqësues nga Këshilli Prokurorial
-Përfaqësues nga Bashkësia Islame
-Shoqëria Civile
-Eprorë dhe zyrtarë nga Policia e Kosovës

Akterët e lartëcekur vlerësuan se bashkëpunimi ndërinstitucional në parandalimin e ekstremizmit në Kosovë është për tu admiruar dhe u zotuan për përkushtim dhe bashkëpunim të mëtejmë.
Ambasadori Norvegjez në Kosovë edhe njëherë potencoi përkrahjen e vazhdueshme për SHGPK-në drejt realizimit të objektivave të parapara për vitin 2018 dhe tutje.
Poashtu u diskutuan qështje të rëndësishme dhe module të ndryshme në bashkëpunimin ndërinstitucional ,rolin e komunitetit fetar me theks të veçantë rolin e gruas në parandalimin e ekstremizmit.