Lajmet e fundit

Forma e Regjistrimit

Formular për anëtarësim

“Menaxhmenti dhe Lidershipi”

Duke i’u falënderuar Ambasadës Norvegjeze në Prishtinë dhe Divizionit të trajnimeve në Policinë e Kosovë,me datën 15 dhe 16 Dhjetor 2017 ,si vazhdim i realizimit të projektit për fuqizimin e rolit të gruas në sektorin e sigurisë ,Shoqata e Grave në Policinë e Kosovës (SHGPK) ,e përkrahur nga akterët e lartëshenuar ,ka organizuar dhe mbajtur trajnimin në fushën “Menaxhment dhe Lidership”.

Trajnimi për “Menaxhment dhe Lidership” është mbajtur me qëllim të ngritjes së motivimit dhe rëndësisë që ka femra në pozitat vendim marrëse në Policinë e Kosovës.
Pjesmarrës në trajnim kanë qenë 20 pjestarë të uniformuar të PK-së,meshkuj dhe femra ( rreshter dhe toger),të cilët gjatë trajnimit kanë demonstruar interesim të lartë për temën në fjalë duke diskutuar për sfidat,vështërsitë dhe mundësitë e trajtimit të rasteve të kësaj natyre.