Lajmet e fundit

Forma e Regjistrimit

Formular për anëtarësim

Ambasadori i Mbretërisë Norvegjeze në Kosovë viziton Shoqatën e Grave në Policinë e Kosovës

Më 13 Dhjetor 2017 në ambientet e Policisë së Kosoves ,Shoqata e Grave në Policinë e Kosoves priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë Norvegjeze në Kosovë Z.Per Strand Sjaastad .

Z.Per Strand Sjaastad ,Shoqata e Grave në Policinë e Kosoves i prezantoi disa nga projektet të cilat janë mbështetur nga Ambasada Norvegjeze në Kosovë.


Kolonel Taibe Canolli Brajshori falënderoi Ambasadorin për përkrahje të Policisë,në veqanti të Shoqatës së Grave në Policinë e Kosoves,duke e njoftuar atë me rezultatet dhe disa nga projektet që Shoqata do t’i implementoj në vitin 2018 me qëllim të avancimit të rolit të gruas në Policinë e Kosoves,por edhe promovimit të vlerave me qëllim të inkurajimit të femrave që të inkuadrohen në Policinë e Kosoves.


Ambasadori i Mbretërisë Norvegjeze në Kosovë Z.Per Strand Sjaastad premtoi përkrahjen e vazhdueshme për SHGPK duke e lavdëruar punën e deritanishme që Shoqata ka bërë .