Lajmet e fundit

Forma e Regjistrimit

Formular për anëtarësim

TETORI MUAJI I NDËRGJEGJËSIMIT PËR KANCERIN E GJIRIT

Me datën 27 tetor 2017 në ambientet e Policisë së Kosovës në Prishtinë ,nga Shoqata e Onkologëve të Kosovës dhe Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit JETA/VITA,me rastin e muajit Tetor që është edhe muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit ,u mbajt ligjeratë vetdijësuese për Shoqatën e grave police të Policisë së Kosovës.

Në këtë ligjëratë morën pjesë më shum se 50 femra ,police dhe staf civil,ku ligjërata u ndoq me shum kujdes duke pas parasysh rrezikun nga kjo sëmundje.
Ligjërata të tilla janë të mirëseardhura për gruan në Policinë e Kosovës.