Lajmet e fundit

Forma e Regjistrimit

Formular për anëtarësim

Parandalimi i radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm

Falë angazhimit, kontributit dhe përkrahjes nga Divizioni i Trajnimeve të Policisë së Kosovës, si dhe Drejtorisë Kundër Terrorizmit,me 26 Shtator 2017 si vazhdim i realizimit të projektit "Fuqizimi i Rolit të Gruas në Sektorin e Sigurisë", Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës (SHGPK) e përkrahur nga akterët e lartshënuar, si dhe nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë, ka organizuar dhe mbajtur një punëtori në fushën "Parandalimi i radikalizmit dhe ekstremizmit te dhunshëm'.

Punëtoria "Parandalimi i radikalizmit dhe ekstremizmit të  dhunshëm " është mbajtur me qëllim të ngritjes së vetëdijes të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ku pjesëmarrës kanë qenë 22 pjesëtarë të uniformuar të PK-së, meshkuj dhe femra, të cilët gjatë punëtorisë kanë demonstruar interesim të lartë në temën në fjalë duke diskutuar për sfidat, vështirësitë dhe mundësitë e trajtimit të rasteve të kësaj natyre.