Lajmet e fundit

Forma e Regjistrimit

Formular për anëtarësim

Trajnimi I trajnereve për gratë në PK në angazhimin e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm nëpërmjet përmirësimit të aftësive të komunikimit

Me datën 19-21 Qershor 2017 në ambientet e Hotel Dukagjini në Pejë nën organizimin e SHGPK  dhe përkrahjen e  OSBE  u mbajtë punëtoria “ parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm nëpërmjet përmirësimit të aftësive të komunikimit”.

 

Në këtë punëtori u trajtuan temat si:


-Ekstremizmi I dhunshëm dhe radikalizmi që shpie në terrorizëm ( VERLT) dhe roli I familjes në identifikimin e hershëm .
-Rritja e nivelit të integrimit dhe pjesëmarrjes së gruas ,me focus në gratë muslimane,pishtare të ndryshme në shoqëri.
Dhe tema tjera të ngjajshme me fokus parandalimin e  ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm nëpërmjet përmirësimit të aftësive të komunikimit.


Punëtoria u përmbyll sot në ambientet e Hotel Emerald në tryezën e Organizuar nga SHGPK në mbështetje të OSBE-së ku edhe një herë u theksua roli i gruas karshi parandalimit të ektremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm .