Lajmet e fundit

Forma e Regjistrimit

Formular për anëtarësim

LANCIMI I DORACAKUT MBI “ PARIMET E BARAZISË GJINORE DHE MOSDISKRIMINIMIT NË POLICINË E KOSOVËS” SI DHE LANCIMI I RAPORTIT HULUMTUES MBI NIVELIN E NJOHURIVE TË PK-së MBI BARAZINË GJINORE DHE MOSDISKRIMINIM NË POLICINË E KOSOVËS

 

Me datën 15.06.2017 në Hotel Emerald –Prishtinë  eshte mbajtur ceremonia e publikimit te Doracakut “Mbi Parimet e Barazisë Gjinore dhe Mos-diskriminimit në Policinë e Kosovës” dhe lancimit te Raportit të “Hulumtimit mbi Nivelin e Njohurive të pjesëtareve të Policisë së Kosovës për Barazi Gjinore”, projekte këto të realizuara nga Shoqata e Grave në Policinë e Kosovës dhe Zyra për të Drejtat e Njeriut në Policinë e Kosovës, përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.  

Të pranishmëve  që ishin: Zv.Ambasadori I Mbretërisë së Norvegjisë Zt.Stean-Ivar Lothe Eide ,Ambasadori I OSBE-së në Kosovë Zt.Jan Braathu ,Zt.Ake Roger nga Departamenti për Siguri Publike OSBE ,Drejtori I zyrës së INL Zt.Leon Lowder ,përfaqësues të EULEX-it,OSBE-së,DCAF-it,antarë të bordit të SHGPK dhe pjestarë të PK-së, me fjalë rasti i`u drejtua Zv.Drejtori I Përgjithshëm I PK-së Zt.Naim Rexha I cili falënderoi të pranishmit duke prezantuar punën dhe meritat e pakrahasueshme  të gruas në PK ,komplimentoi SHGPK-në për aktivitetet dhe angazhimet e vazhdueshme me qëllim të promovimit të rolit të gruas në PK, e poashtu u zotua për përkrahjen e vazhdueshme nga menaxhmenti I lartë I PK-së drejt arritjes së synimeve në mënyrë që përqindja e femrave në PK të ketë ngritje e poashtu roli I gruas në PK të fuqizohet tutje .

Me fjalë rasti të pranishmëve i`u drejtua edhe Zv.Ambasadori I Mbretërisë së Norvegjisë Zt.Stean-Ivar Lothe Eide I cili komplimentoi punën e SHGPK-së duke u zotuar për përkrahje të vazhdueshme nga ana e tyre karshi synimeve të Shoqatës dhe PK-së.

Ambasadori I OSBE-së në Kosovë Zt.Jan Braathu, tha se gratë në PK po sjellin dinamikë të veqantë në komunitet andaj duhet që përmes promovimit të gruas në PK të arrihet përfshirje më e gjerë e femrave në Polici duke motivuar vajzat e reja dhe grate që ti bashkangjiten Policisë së Kosovës ku mbështetja nga OSBE do të jetë e vazhdueshme drejt synimeve të PK-së dhe SHGPK-së.

Me fjalë rasti të pranishmit u përshëndetën nga Zv.Presidentja e SHGPK-së Znj.Florije Hajra e cila para të pranishmëve prezantoi punën që po bën SHGPK-ja drejt arritjes së synimeve për fuqizimin e rolit të gruas në PK duke falënderuar të pranishmit, partneret vendor dhe ndërkombëtar  për përkrahjen e vazhdueshme dhe mbështetjen e parezervë  nga menaxhmenti I lartë I Pk-së  ku pa këtë përkrahje nuk do ishin realizuar një mori aktivitetesh që I kanë kontribuar dhe I kontribojnë fuqizimit të rolit dhe rëndësisë së gruas në PK.