Lajmet e fundit

Forma e Regjistrimit

Formular për anëtarësim

Shpallje për vend të lirë pune

Shpallje për vend të lirë pune

Shoqata e Grave në Policinë e Kosovës , shpall konkurs per vend të lirë  pune për pozitën:

ASISTENT  ADMINISTRATIV

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ofron përkrahje të përgjithshme administrative të zyrës përfshirë thirrjet telefonike, postën, skanimin, faksi dhe kopjimi i dokumenteve
  • Krijon dhe mirëmban dosjet elektronike dhe fizike të dokumenteve të shoqatës
  • Harton shkresa zyrtare dhe raporte të ndryshme periodike.
  • Planifikon dhe organizon orarin e takimeve dhe aktiviteteve të tjera të shoqatës  
  • Siguron mbarëvajtje të mirë të punës dhe komunikimit në zyrë.

Edukimi dhe shkathtësitë:

  • Niveli Bachelor i Edukimit
  • Shkathtësi të hartimit të shkresave dhe raporteve zyrtare.
  • Njohje e gjuhës serbe dhe angleze.
  • Përvojë pune në OJQ, projekte hulumtuese dhe punë ekipore. ( E dëshiruar)

Dokumentet e aplikimit:

Pakoja e aplikimit duhet të përmbajë:

  • CV (Biografi) personale,
  • Letër Motivimi,
  • Letër Rekomandimi
  • Kopja e certifikatës/diplomës së shkollimit më të lartë të arritur
  • Çertifikatë e verifikimit të së kaluarës kriminale (nga Policia),
  • Vërtetim nga Gjykata mbi të kaluarën penale

Shoqata e Grave në Policinë e Kosovës ofron mundësi të barabarta punësimi pa dallim race dhe etnie, ndërsa inkurajohen gratë që të aplikojnë për këtë vend pune.

Pakoja e kompletuar e aplikimit duhet të dergohet në adresën elektronike shoqataegravepk@gmail.com.

Data e fundit për aplikim do të jetë 5 Qershor 2017, ora 15:00.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur bazuar në pakon e aplikimit do të ftohen për intervistim.