Lajmet e fundit

Forma e Regjistrimit

Formular për anëtarësim

Sot me datën 11.04.2017 ne ambientin e Drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Kosovës

Sot me datën 11.04.2017 ne ambientin  e Drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Kosovës ka qenë për vizitë një delegacion i lartë i Policisë Palestineze i përkrahur nga UNWoman ne Kosove . Ky delegacion u prit nga Kolonel Taibe Canolli kryetare e Shoqatës së Gruas në Policinë e Kosovës dhe Bordi Drejtues i ShGPK. Delegacionit të Policisë Palestineze i dëshiroj mirëseardhje edhe Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm për Resurse, z. Dejan Jankovic.

 Me këtë rast Kolonel Canolli shpalosi para delegacionit përvojat dhe të arriturat e PK-së si dhe vlerat e larta që i posedon Policia e Kosovës në fushën e barazisë gjinore. Ajo theks të veçantë i bëri themelimit dhe funksionimit të SHGPK-së, shoqatë e cila me aktivitetet e saja po promovon vlera të larta etike, profesionale edhe përtej Republikës së Kosovës.

Delegacioni mbeti i kënaqur me te arriturat e Policisë së Kosovës dhe shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për mikpritjen nga Policia e Kosovës.