Lajmet e fundit

Forma e Regjistrimit

Formular për anëtarësim

Takimi me Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së - Policia e Kosovës dhe Shoqata e Grave ne Policinë e Kosovës

E premte 31.03.2017
Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës ,sot u mbajt Takimi i rradhës  me Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së -  Policia e Kosovës dhe Shoqata e Grave ne Policinë e Kosovës. Nikoqir të këtij takimi të përbashkët  ishin Policia e Kosovës respektivisht Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës.
Në takim morrën pjesë, Ministri i  Punëve të Brendshme zt. Skender Hyseni, Përfaqësuese të Ministrise së Forcës së Sigurisë së Kosovës, partnerë  vendorë dhe ndërkombëtarë përkrahës të SHGPK-së.
 
Këto takime janë inicuar nga Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në veçanti me angazhimin dhe vullnetin e Deputetes Musliu, dhe kanë për qëllim bashkëpunimin me gra punonjëse në kuadër të segmentit të sigurisë në Kosovë me qëllim të avancimit profesional të tyre, adresimit dhe avokimit drejt çështjeve që prekin gratë në vendin e tyre të punës si dhe njohjen për së afërmi me natyrën dhe specifikat e tyre të punës, meqë dihet se këto specifika në sektorin e sigurisë janë mjaft delikate dhe komplekse.
 
Përfaqesuese të Shoqatës si dhe te Komisionit në fjalë, përpiluan agjendën e përbashkët që planifikohet të realizohet në një të ardhme të afërt  ku parashihen edhe vizita në terren.
Gjithashtu u diskutuan edhe iniciativa dhe projekte të tjera të përbashkëta në kuadër të angazhimeve të Shoqatës dhe rolit e kontributit të gruas drejt sensibilizimit të çështjeve që kanë të bëjnë me radikalizmin dhe detyrave që Shoqata ka marrë përsiper në kuadër të Strategjisë Kombëtare të preventivës së radikalizmit dhe ekstremzimit të dhunshëm që shpie në terrorizëm