Lajmet e fundit

Forma e Regjistrimit

Formular për anëtarësim

Në Akademinë e Kosovës per Siguri Publike – Vushtrri, është duke u mbajtur trajnimi për Komandant Operacional për gratë në pozita të larta në Policinë e Kosovës.

Duke  filluar nga data 13-17 Mars 2017,  në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, po mbahet moduli i dytë  i trajnimit me temën “ Komandant  operacional”, i organizuar nga Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Policin Kosovës dhe OSBE-në.

 Organizimi dhe mbajtja e këtij trajnimi do të ndikon pozitivisht ne përgatitjen e femrave lidere për pozita komanduese në të ardhmen. 

Ligjëruese në këtë trajnim është znj. Jane Townsley nga “Force Internacional” – eksperte ndërkombëtare në segmentin e sigurisë.

 Pjesëmarrëse në këtë trajnim janë trembëdhjetë  eprore të PK- së, nga të gjitha Drejtoritë Rajonale dhe grupet etnike,  të përzgjedhura  nga moduli i parë i trajnimit në fjalë i cili është mbajtur në muajin Korrik të vitit të kaluar në DPP-Prishtinë.