Lajmet e fundit

Forma e Regjistrimit

Formular për anëtarësim

Berlin, Gjermani

Berlin, Gjermani - 8, 9 mars 2017
Me ftesë të Rrjetit Evropian të Grave Police (ENP), Shoqata e Grave në Policinë e Kosovës (SHGPK) tashmë si anëtare zyrtare e këtij rrjeti, është duke marrë pjesë në takimin e Bordit Gjeneral, ku presidentja e SHGPK-se, kolonel Taibe Canolli u emërua anëtare me të drejtë vote.
Në praninë e 17 shteteve përfaqësuese në kuadër të rrjetit të ENP-së janë diskutuar çështje të shumta e që kryesisht kanë të bëjnë me projektet evropiane, si dhe aktivitetet ndërkombëtare në të cilat ky rrjet është partner apo përkrah iniciativat e ndryshme.
Presidentja e SHGPK-së, kolonel Taibe Canolli u ftua për të ndarë përvojat, arritjet dhe sfidat që kanë të bëjnë me rrugëtimin e SHGPK-së deri më sot si dhe njëherësh ajo i njoftoi të pranishmit lidhur me planet dhe aktivitetet që pritet të implementohen në të ardhmen.
Gjithashtu, SHGPK me ftesën e ENP-së dega në Gjermani, mori pjesë në shënimin e përvjetorit të saj të 22-të, ku gratë në pozita udhëheqëse ndanë përvojat e tyre në fjalët e tyre të rastit.
Pjesëmarrja e SHGPK-së në takimet e rrjetit të ENP-së vlerësohet mjaft lart, pasi që anëtaret e SHGPK-së do të kenë mundësi që në të ardhmen të jenë pjesëmarrëse në aktivitetet dhe projektet e organizuara nga ky rrjet.