Lajmet e fundit

Forma e Regjistrimit

Formular për anëtarësim

Takimi i Bordit Drejtues të Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës

 

Sot më datë 07.02.2017, u mbajt takimi i parë i bordit të ri drejtues të SHGPK-së, kryesuar nga Presidentja e Shoqates, Kolonele Taibe Canolli.
Në takim, morren pjesë Anetaret e bordit të ri drejtues të SHGPK-së si dhe ato nga mandati i kaluar.

Në shenje falenderimi për kontributin e dhënë në realizimin e misionit të Shoqatës për fuqizimin, unifikimin dhe avancimin e profilit të gruas në Policinë e Kosovës, Shoqata e Grave në Policinë e Kosovës beri ndarjen e Mirënjohjeve për Anetarët e Bordit nga mandati i kaluar.
Më pas, nga Sekretarja e Shoqates, Togere Nilgyn Kosova, është prezantuar një permbledhje e aktiviteteve të realizuara të Shoqates nga Dhjetori i vitit të kaluar e deri me sot, ndersa, në vazhdim Kolonel Canolli prezantoi projektet në proces si dhe ato të planifikuara për vitin 2017.
Nga bordi drejtues u aprovua agjenda e aktiviteteve të planifikuara për periudhe tre mujore si dhe u be ndarja e detyrave dhe pergjegjesive bazuar në Planin e Veprimit të Shoqatës.