Lajmet e fundit

Forma e Regjistrimit

Formular për anëtarësim

Dhurrata nga Kompania “Solid”-Therandë

Shoqata e Grave në Policinë e Kosovës,  me përkrahjën e Kompanisë vendore “Solid”  me seli në Suharekë ( Therandë), ndau 300 pako dhurrata me rastin e festave të fundvitit dedikuar fëmijeve të anetareve të Shoqatës së Grave në Policine e Kosovës si dhe fëmijëve të policëve të vrarë në detyrë .
Dhurratat e sjellura nga  Zt. Ahmet Kuqi, u pranuan  nga  Sekretarja e SHGPK-së Toger Nilgyn Kosova si dhe Koordinatorja e DRP-Prishtine Znj. Shpresa Rama.  Sekretarja Kosova  ne emer te Shoqates dhe te Presidentes se saj Kolonel Taibe Canolli,  falenderoi Zt. Kuqi-n duke vleresuar lartë iniciativen e tyre per perkrahjen e SHGPK-së.
 
Kjo iniciativë u realizua me angazhimin e Koordinatores së DRP-Prishtinë Znj.Shpresa RAMA, të cilën e falenderojmë në emër të të gjitha anëtareve të Shoqatës.