Lajmet e fundit

Forma e Regjistrimit

Formular për anëtarësim

Në ambientet e AKSP-së mbahet punëtoria dy-ditore e Misionit të OSBE-se për pjesëtaret e Policisë së Kosovës në temën e trafikimit të qenieve njerëzore

Prishtinë, 22 Dhjetore 2016
Shoqata e Grave në Policinë e Kosovës në bashkëpunim dhe me mbështetje të Misionit të OSBE-së në Kosovë, është duke mbajtur punëtori dy ditore dedikuar rolit të grave në parandalim dhe luftim të trafikimit me qënie njerëzore.
Në këtë punëtori marrin pjesë 48 pjesëtare të Policisë së Kosovës dhe njëherit anëtare të Shoqatës që vijnë nga të gjitha rajonet e Policisë së Kosovës.
Në hapjën e kësaj punëtorie morrën pjesë Ministri I Punëve të Brendshme z.Skender Hyseni, Drejtori I Departamentit për Rend dhe Siguri Publike ne OSBE Z.Akhe Rogher si dhe Kryeatarja e Shoqatës së Grave në Policinë e Kosovës Kolonele Taibe Canolli.
Në fjalimin hapës të saj, Kolonele Canolli potencoi se nëpërmjet të kësaj punëtorie do të ngriten njohuritë dhe do të fuqizohen kapacitetet drejt parandalimit dhe luftimit të kësaj dukurie, ku dihet se viktim e trafikimit të qenieve njerëzore në të shumtën e rasteve janë vet femrat, andaj organizimi I një punëtorie me teme të tillë u vlerësua e një rëndësie të vecantë sepse Shoqata është duke u angazhuar në ngritjën e kontributit dhe rolit të grave mu në fushën e trafikimit me qenie njerëzore.
Punëtoria përmbyllet nesër ku të gjitha pjesëmarrëset do të pajisen me certifikata.