Lajmet e fundit

Forma e Regjistrimit

Formular për anëtarësim

Nje grup i perbere prej dhjete eproreve te Policise se Kosoves, eshte duke vijuar trajnimin " Gruaja lidere ne zbatimin e ligjit" ne Akademine Nderkombetare per Zbatimin e Ligjit ne Budapest-Hungari

16.12.2016

Trajnimi ne fjale eshte nje javor dhe eshte organizuar me perkrahje te INL-Ambasada Amerikane ne Kosove, ne kuader te mbeshtjetjes dhe perkrahjes se tyre te vazhdueshme per Shoqaten e Grave ne Policine e Kosoves, konkretisht per fuqizimin e rolit dhe pozites se grave ne PK. Me qellim te ngritjes se bashkepunimit, grupi ka realizuar disa takime, nder to vlen te ceket takimi me Drejtoreshen e Akademise Znj. Susan Ostrobinski, nga e cila eshte kerkuar te vazhdoj mbeshtetjen me programe te lidershipit perfshire edhe ato per nivele elementare, si dhe krijimin e mundesive te reja te bashkepunimit ne fushen e zbatimit te ligjit . Drejtoresha duke pare rolin e rendesishem te SHGPK-se ne fuqizim te femrave ,ka premtuar se do te punoje ne kete drejtim dhe do te ndihmoje SHGPK-ne ne realizimin e objektivave te saj.