Lajmet e fundit

Forma e Regjistrimit

Formular për anëtarësim

Me date 30 Nëntor 2016, ne praninë e 73 delegateve nga te gjitha rajonet e Kosovës

Me date 30 Nëntor 2016, ne praninë e 73 delegateve nga te gjitha rajonet e Kosovës, u mbajte Kuvendi I Rregullt i Shoqatës se Grave ne Policinë e Kosovës, ku u be zgjedhja e organeve drejtuese: Kryetares, Nënkryetares, Sekretares dhe Bordit Drejtues te SHGPK-se mandat katër vjeçare.

Kuvendi me shumice te votave zgjodhi për Kryetare te Shoqatës Kolonele Taibe Canollin, Nënkryetare  te Shoqatës Nënkolonele Florie Hajra dhe Sekretare te Shoqatës Togere Nilgyn Kosova.

Këtij procesi I kane paraprirë miratimi I Statutit te ri dhe zgjedhjet ne nivel rajonal dhe ne Drejtorinë e Përgjithshme te Policisë se Kosovës.

Gjatë punës se Kuvendit, u prezantuan të arriturat e Shoqatës, projektet dhe aktivitetet e planifikuara për vitin 2017 dhe pasqyra financiare.

 

 

Kuvendi u bë i mundur me angazhimin e anëtareve te Shoqatës, mbështjetjën e Menaxhmentit të PK-së dhe zyrës së UNWomen Prishtinë.