Lajmet e fundit

Forma e Regjistrimit

Formular për anëtarësim

Më datë 21 Nëntorë 2016, Shefi i ri i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu, vizitoi Shoqatën e Gravë në Policinë e Kosovës I shoqëruar nga Shefi I Departamentit për Siguri dhe Rend Publik z. Akhe Rogher

 Shoqata e Grave Police u përfaqësua nga Kryetarja/Kolonele Canolli, Nenkryetarja/Kolonele Mahmuti, Togere Kosova,dr.Kajtazi dhe znj.Bajgora-Jasiqi.

Gjatë takimit u vlerësua lartë puna e Policisë së Kosovës dhe e Shoqatës së Grave në Policinë e Kosovës, si dhe u cek se gratë luajnë rol kyc dhe nuk mund të lihet anash kontributi i tyre kur kemi të bëjmë me dukurite dhe rastet si dhuna në familje, trafikimi me qenie njerëzore, radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm.

Ambasadori Braathu dhe z.Rogher, ri-përsëritën zotimin e tyre ndaj SHGPK-së për përkrahje në implementim të projekteve të zotuara për vitin 2017, implementimin e Strategjise se re Operative te SHGPK-se dhe aktiviteteve qe dalin nga objektivat e Strategjise, duke cek se Misioni I OSBE-së në Kosovë ështe I hapur për SHGPK-në dhe projektet që kanë nevojë për përkrahje e që ngrisin dhe fuqizojne gruan në Policinë e Kosovës, e në vecanti përfshirjën e saj në pozita të larta komanduese, operacionale dhe menaxheriale.