Lajmet e fundit

Forma e Regjistrimit

Formular për anëtarësim

Me qëllim të fuqizimit të rolit dhe pozitës së femrës në Policinë e Kosovës,me datë 11.07.2016, ka filluar të mbahet Trajnimi “Fuqizimi i aftësive udhëheqëse të grave” .

 
Ky trajnim është organizuar  nga Shoqata e Grave te Policisë së Kosovës  në bashkëpunim  dhe  e mbeshtetur nga misioni i OSBE-së në Kosovë dhe ka për qëllim  zhvillimin e aftësive të lidershipit si dhe përgaditjen e lidereve femra  për pozita komanduese operacionale .
 
Trajnimin  jane duke  e vijuar gjithsej 26 pjesëmarrëse  –Eprore të vijës së parë dhe asaj të mesme nga të gjitha Rajonet e Kosovës, të cilat janë nominuar paraprakisht nga menaxhmenti I lartë Rajonal dhe të vlerësuara nga SHGPK-ja përmes testit me shkrim.Kandidatet e përzgjedhura njëkohësisht përfaqësojnë edhe komunitetet tjera që jetojnë në Kosovë.
 
Ligjëruese e trajnimit është Ekspertja Angleze me përvojë të gjatë në fushën e Lidershipit znj. Jane Townsley.
 
Trajnimi është njëjavor dhe përfundon me datë 15.07.2016