Lajmet e fundit

Forma e Regjistrimit

Formular për anëtarësim

Shoqata e Grave të Polices se Kosovës përkrah me anëtaret e veta "Mini Olimpiadën për Personat me Aftësi të Kufizuara" e cila u mbajte për dy dite radhazi në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri

Shoqata e Grave të Polices se Kosovës  përkrah me anëtaret e veta "Mini Olimpiadën për Personat me Aftësi të Kufizuara" e cila u mbajte për dy dite radhazi në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Organizuar nga Komiteti Paralympik i Kosovës dhe e përkrahur nga OSBE këto lojëra Mini Olimpike janë bërë eveniment tradicional dhe shumë i respektuar.

Garat në hendboll, shah, vrapim dhe shenjëtari janë  vetëm disa prej aktiviteteve sportive te cilat janë mbështetur nga vullnetarët entuziast dhe në gatishmëri nga Shoqata e Grave Police të Kosovës,  KAPS, Policia e Kosovës OSBE-ja, KFOR-i, OPFAKKOS etj

Pjesëmarrja në ngjarje të tilla e përforcon rëndësinë e pranisë sonë, dhe tregon që në shumë mënyra  individualisht dhe kolektivisht mund të bëjmë një ndryshim të vërtetë ne shoqëri , dhe të kontribuojmë në bashkëpunim dhe në ngritjen e besimit mes Policisë së Kosovës dhe kësaj pjese të shoqërisë sonë .

Së bashku po e ndërtojmë Kosovën vend të sigurte për të gjithë shoqërinë.