Lajmet e fundit

Forma e Regjistrimit

Formular për anëtarësim

Forumi i Gruas deri më sot, po më tej

Më datë 24 Qershor 2016  në Tiranë/Shqipëri, nën organizimin e Forumit të Gruas së Policisë së Shqipërisë, është duke u mbajtë Tryeza e Rrumbullakët me temë "Forumi i Gruas deri më sot, po më tej ", ku Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës është ftuar të marrë pjesë për të ndarë eksperiencën dhe për të dhënë mendimet së bashku me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare  dhe të shoqërisë civile që veprojnë në Shqipëri, e që janë kontribuese në ecurinë e Forumit.

Takimin e përshëndeti edhe Zv. Ministre e Punëve të Brendshme znj. Elona GJEBREA dhe zëvendësdrejtorin i Policisë se Shqipërisë z. Rebani Jaupi.

Takimet e tilla po kontribuojnë në avancimin dhe koordinimin e agjendës së përbashkët gjinore, ngritjën e bashkëpunimit rajonal dhe fuqizimin e pozitës dhe rolit të femrës në kuadër të Institucioneve Policore të këtyre dy shteteve.