Lajmet e fundit

Forma e Regjistrimit

Formular për anëtarësim

Me përkrahjën e OSBE-se, partnerit permanent të Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës

Me përkrahjën e OSBE-se, partnerit permanent të Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës, më datë 24 dhe 25 Maj 2016, në Mitrovicë të Veriut po mbahet Punëtoria Rajonale për fuqizimin e gruas në sektorin e sigurisë me qëllim të promovimit të paqës, sigurisë, partneritetit ndër-institucional dhe ndër–departamental. Në këtë punëtori po marrin pjesë edhe përfaqësues të vendeve të rajonit nga Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, perfaqësues të institucioneve kosovare dhe ndërkombëtare si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

 

Qëllimi i  puntorisë është që të diskutohet mbi rolin e grave në sektorin e sigurisë si dhe rëndësia e përfaqësimit të tyre në të gjitha nivelet edhe në ato vendimarrëse me qëllim të parandalimi të kërcënimeve të përbashkëta, duke përfshirë radikalizimin dhe terrorizmin. Poashtu u diskutua edhe roli i mediave në promovimin e grave të sukseshme në sektorin e rendit dhe sigurisë publike si dhe forcimi i partneritetit me organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare dhe  koordinimi i nismave konkrete rajonale të përbashkëta.