Lajmet e fundit

Forma e Regjistrimit

Formular për anëtarësim

Vizitë e Udhëheqësisë së Shoqatës së Grave Police të Kosovës në Regjionin e Mitrovicës Veri - Takim me anëtaret e SHGPK-së.

Kryetarja e SHGPK, Kolonele znj.Taibe Canolli me bashkëpunëtoret e saja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, dje më 01 Shkurt 2016, kanë takuar anëtaret e Shoqatës nga ky regjion për të ju dhenë përkrahje drejt fuqizimit te rolit të tyre ne kuadër të Policisë së Kosovës dhe për të dëgjuar kërkesat e tyre.

Koordinatorja e Regjionit Mitrovicë Veri, Togere Branka Vaslijevic dhe anëtaret e këtij regjioni mirëpritën këtë vizitë, u njoftuan rreth planeve të ardhshme dhe diskutuan rreth cështjeve që i brengosin këto anëtare, e që gjejnë mbështjetje në kuadër te mandatit te Shoqatës dhe Komisionit Parlamentarë për Siguri, Punë të Brendëshme dhe Mbikëqyrje të Forcës për Sigurinë e Kosovës, Anëtare e te cilit edhe është znj.Musliu.

Është biseduar për problemet që kanë gratë police dhe për tejkalimin e sfidave në sektorin e sigurisë. Së bashku bënë një shetitje në qytet dhe u dakorduan qe takimet e tilla te jenë më të shpeshta dhe bashkërisht të kontribuojmë për te mirën e vendit.