Lajmet e fundit

Forma e Regjistrimit

Formular për anëtarësim

Agjencioni Turk për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA/Zyra në Prishtinë, ka përkrahur Shoqatën e Grave Police të Kosovës

Agjencioni Turk për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA/Zyra në Prishtinë, ka përkrahur Shoqatën e Grave Police të Kosovës me një donacion dedikuar fëmijëve të anëtarëve  Shoqatës duke dhuruar 300 copë pajisje shkollore. Pajisjet shkollore në fjalëu dedikohen fëmijëve të cilët vijojnë ciklin nga parashkollor deri në klasën e pestë.
 
Ky projekt ka filluar me iniciativën e SHGPK-së dhe ka hasur në mirëkuptim dhe përkrahje nga përfaqësuesit e këtij agjencioni.
SHGPK-ja vlerëson shumë lart këtë përkrahje, duke marrë parasysh se ky është investim i cili sadopak i gëzon këta breza, lehtëson përditshmërinë e tyre ndaj angazhimit në mësime dhe u tregon se kujdesi ndaj mirëqenies së tyre nuk mungon.
 
Fjalë falënderuese mbajti kolonele Elmina Mahmutivendëskryetare SHGPK-së, z.Naim Rexhavendësdrejtor i PK-së, ndërsa fjalë rasti dha edhe z.Fatih Abdi Cetinvendëskoordinator i TIKA-së,zyra Prishtinë.