Lajmet e fundit

  • - (15.06.2017)

    Me shumë...
  • - LANCIMI I DORACAKUT MBI “ PARIMET E BARAZISË GJ... (15.06.2017)

    Me shumë...
  • - Shpallje për vend të lirë pune (25.05.2017)

    Me shumë...
  • - Në vazhdim të realizimit të projektit për fuqi... (24.05.2017)

    Me shumë...
  • - Punëtoria për Hartimin e Planit të Veprimit pë... (23.05.2017)

    Me shumë...
  • - Punëtori për shqyrtimin dhe vlerësimin e strate... (26.04.2017)

    Me shumë...
  • - Sot me datën 11.04.2017 ne ambientin e Drejtoris... (11.04.2017)

    Me shumë...
  • - Takimi me Komisionin për Punë të Brendshme, Si... (31.03.2017)

    Me shumë...
  • - Në Akademinë e Kosovës per Siguri Publike – V... (16.03.2017)

    Me shumë...
  • - Berlin, Gjermani (10.03.2017)

    Me shumë...
  • - Takimi i Bordit Drejtues të Shoqatës së Grave t... (07.02.2017)

    Me shumë...
  • - Dhurrata nga Kompania “Solid”-Therandë (29.12.2016)

    Me shumë...
  • - Department of State -- Office of Global Women's Is... (27.12.2016)

    Me shumë...
  • - Shoqata e Grave në Policinë e Kosovës me përkr... (23.12.2016)

    Me shumë...
  • - Në ambientet e AKSP-së mbahet punëtoria dy-dito... (22.12.2016)

    Me shumë...
  • - Pranim-dorëzimi i paisjeve të IT-së/Donacion ng... (21.12.2016)

    Me shumë...
  • - Nje grup i perbere prej dhjete eproreve te Policis... (16.12.2016)

    Me shumë...
  • - Shoqata e Grave ne Policine e Kosoves sot priti ne... (13.12.2016)

    Me shumë...
  • - Kryetarja e Shoqatës së Grave në Policinë e Ko... (06.12.2016)

    Me shumë...
  • - Me date 30 Nëntor 2016, ne praninë e 73 delegate... (30.11.2016)

    Me shumë...
  • - Më datë 21 Nëntorë 2016, Shefi i ri i Misionit... (25.11.2016)

    Me shumë...
  • - Perkrahur nga Programi i Departamentit te Shtetit ... (19.08.2016)

    Me shumë...
  • - Me qëllim të fuqizimit të rolit dhe pozitës ... (12.07.2016)

    Me shumë...
  • - Shoqata e Grave të Polices se Kosovës përkrah ... (01.07.2016)

    Me shumë...
  • - Forumi i Gruas deri më sot, po më tej (24.06.2016)

    Me shumë...
  • - Sot, më 07 Qershor 2016 (07.06.2016)

    Me shumë...
  • - Me përkrahjën e OSBE-se, partnerit permanent të... (25.05.2016)

    Me shumë...
  • - Realizohen takimet rajonale të SHGPK-së dhe Misi... (06.05.2016)

    Me shumë...
  • - Të enjten, 21 prill - Trupi Keshillues për Cesht... (25.04.2016)

    Me shumë...
  • - Punetori per Draftimin e Strategjise Operative dhe... (15.04.2016)

    Me shumë...
  • - A Woman in Uniform making a difference (25.03.2016)

    Me shumë...
  • - Me date 23.03.2016, perkrahur nga Ambasada Amerika... (25.03.2016)

    Me shumë...
  • - Pamje nga Ceremonia e organizuar për nder të 8 v... (19.02.2016)

    Me shumë...
  • - Më date 10 Shkurt 2016, në praninë e mbi 460 an... (12.02.2016)

    Me shumë...
  • - Vizitë e Udhëheqësisë së Shoqatës së Grave ... (02.02.2016)

    Me shumë...
  • - Agjencioni Turk për Bashkëpunim dhe Koordinim TI... (26.01.2016)

    Me shumë...
  • - Vjollca Hoti-Kapitenia që na bëri krenarë (22.01.2016)

    Me shumë...
  • - Anëtaresimi i SHGPK në IAWP- Shoqatën Ndërkomb... (25.11.2014)

    Me shumë...

Forma e Regjistrimit

Formular për anëtarësim

Vjollca Hoti-Kapitenia që na bëri krenarë

Shoqëria jonë do të jetë më e drejtë dhe më njerëzore, sa më shumë femra që marrin përgjegjësi në të gjitha fushat. Ky ka qenë vetëm njëri nga përshkrimet e bëra pasi që kapitenia Vjollca Hoti bëri historinë për Kosovën, duke arritur të rrëmbej çmimin më të rëndësishëm ndërkombëtar për trimëri “Madaljen Valor”, çmim ky që iu ndahet grave police për trimërinë e treguar gjatë kryerjes së detyrës.
Hoti çmimin e mori në konferencën e 53-të, të Asociacionit Ndërkombëtar të Grave në Polici, ceremoni kjo që u mbajt në Cardiff te Ëales, Britani e Madhe.
Mirëpo, rrugëtimi i kapitenes dhe komandantes të Stacionit Policor në Fushë Kosovë, deri tek fitimi i kësaj medalje ka qenë i mbushur me sfida dhe të papritura, me situata cilat sado që kanë qenë vështirë të menaxhueshme, asnjëherë nuk kanë lëkundur vullneti dhe dëshirën e kapitenes për të vazhduar në misionin e saj.

Kapitenia Hoti rrëfen për KosovaPress se si i ishte bashkuar Policisë së Kosovës në kohën kur vendi sapo kishte dal nga lufta.
Hoti e shquar në fushën operacionale, aty ku femrat police janë më të vogla në numër për shkak të specifikës së punës dhe vendosmërisë që kërkohet për t’u dal ballë detyrave dhe sfidave të shumta që shfaqen, rrëfen se duke qenë komandante e një stacioni policor, popullsia e të cilit është multi-etnike e bënë punën e saj edhe më sfiduese.

Prioritet gjatë këtij viti, siç theksoi kapitenia Hoti kaqenë që të zbriten veprat penale kundër pasurisë, e cila ka qenë edhe sfidë kryesore, si dhe veprat penale kundër jetës dhe trupit. Në bazë të statistikave të nxjerra, ka rezultuar që të bie numri i veprave penale kundër pasurisë në minus 24 për qind dhe kjo sipas saj është arritur falë punës menaxheriale, planeve operative.
Komandantja Hoti tregoi për KosovaPress se për çmimin “ Madalje Valor”, është nominuar nga Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës, e cila është themeluar që nga vitit 2013. Hoti tha se duke qenë që kjo shoqatë është krijuar me qëllim të fuqizimit të gruas në polici, jo përmes kotave por fuqizimi përmes punës, përmes edukimit për të e bënë edhe më të veçantë këtë nominim.
Puna e saj duke qenë sfiduese dhe më specifike se punët e tjera dhe duke kërkuar sakrifica e angazhime jashtë orarit për kapitenen është sfiduese edhe për bashkëshortin e saj dhe dy fëmijët, por se pa përkrahjen e të cilëve, ajo thotë se nuk do të mund të arrinte rezultatet që ka arritur deri më tani.
Është e pamundur të hysh në zyrën e komandantes Hoti e të mos të bien në sy gjitha atodekorata, mirënjohje e certifikata të cilat ai i mori gjatë karrierës së saj 16 vjeçare në Policinë e Kosovës.
Ajo me një modesti të jashtëzakonshme që karakterizon atë, tregoj për KosovaPress mirënjohjet e fituara.

Rajoni policor të cilin ajo e komandon, ai i Fushë-Kosovës, përbëhet me popullsi përveç shqiptare si shumicë, me serb, romë, ashkali, egjiptasë dhe në numër të vogël maqedonas dhe turk. Komandantja Hoti theksoi se me të gjitha komunitetet ka bashkëpunim të kënaqshëm dhe që nga vitit 2004 nuk është shënuar asnjë rast me motive etnikedhe kjo falë këtij bashkëpunimi dhe punës së përbashkët.
Hoti për asnjë moment të vetëm thotë se nuk i ka shkuar mendja që të ndërroi profesionin e saj apo të ndjek rrugën e presidentes, Atifete Jahjaga, duke thënë se është e dashuruar në uniformën e Policisë dhe se ajo ka synim që gjithmonë të jetë në shërbim të qytetarëve, duke qenë pjesë e këtij institucioni.
Komandantja Hoti ka disa mesazhe për të gjitha gratë në Kosovës. Sipas saj, as shkollimi, as punësimi, as titulli dhe grada nuk vijën të gatshme, por se për t’i arritur ato duhet punë dhe guxim.

Ajo nuk mundi të shpëtojnë nga emocionet, derisa foli për atë se kujt ia dedikon çmimin “Madaljen Valor”.
Ajo ndonëse është komandante e një stacioni policor jo rrallë herë del për të patrulluar me vartësit e saj, me qëllim e vetëm për t’iu dëshmuar përkrahjepër punën që ata bëjnë.
Komandantja Hoti po përmbyll këtë vit me një sukses të jashtëzakonshëm, me një sukses i cili duhet të motivojë jo vetëm gratë police, por çdo grua e cila synon që në jetën e saj të arrijë atë që rrallë ndonjë grua mund të arrijë./KosovaPress/


Poashtu keto jane dy vegeza me artikuj ne portalet angleze rreth konferences:

http://www.walesonline.co.uk/news/local-news/hundreds-women-police-officers-far-9913430

http://www.itv.com/news/wales/2015-08-23/hundreds-of-policewomen-march-through-cardiff-as-conference-gets-underway/